Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare regjisori Kristaq Mitro. Ai është një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptar.

Ai ka dhënë një kontribut të çmuar si pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë në degën Regji Filmi dhe Televizioni.

Lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit Mitro e ka dhënë aktori Mevlan Shanaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pa kontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve!”, shkruan aktori Mevlan Shanaj.

Mitro është regjisor i filmave:

Një djalë edhe një vajzë (1990)

Telefoni i një mëngjesi (1987)

Duaje emrin tënd (1984)

Apasionata (1983)

Njeriu i mirë (1982)

Në prag të lirisë (1981)

Liri a vdekje (1979)

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

Dimri i fundit (1976)

Tokë e përgjakur (1976)