Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dy helikopterë të ushtrisë u përplasën me njëri-tjetrin në zonën e Alaskës.

Si pasojë e këtij aksidenti, 3 pilotë humbën jetën, ndërsa një i katërt mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve në spital.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi gjatë një misioni stërvitor, ku dy helikopterët Apache u përplasën në ajër.

Helikopterët e tipit AH-64 Apache ishin të bazës Fort Wainwright, pranë Fairbanks.

Gjenerali Brian Eifler e cilësoi incidentin si një humbje të madhe për familjarët e viktimave, shokët e tyre ushtarakë dhe divizionin, teksa shtoi se ngjarja do të hetohet deri në fund.