Bayern Munchen duket se nuk po gjen paqe, pas momentit të vështirë që po kalon jo vetëm në kampionat, por edhe jashtë saj.

Pas eliminimit nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë, tashmë rrezikojnë edhe kampionatin ndërkohë që së fundmi, një tjetër problem ka “trokitur” në dyert e klubit bavarez.

Vizita e paprityr erdhi pasi në Gjermani e dinë mjaft mirë se, oligarku Alischer Usmanov është një mik i Presidentit të nderit, Uli Hoeness dhe marrëdhënia mes tyre është shumë e ngushtë.

Kjo ka bërë që të ketë dyshime që Usmanov të ketë lëvizur paratë e tij, në mënyrë që të shmangë taksat që duhet të paguajë.

Sipas mediave gjermane, dyshimet vijnë edhe për shkak se klubi bavarez i ka dhuruar shpesh herë bileta për të ndjekur ndeshjet falas.