Të paktën 9 të vrarë dhe 6 të plagosur. Eshtë ky bilanci fillestar i një sulmi me armë zjarri në një shkollë fillore të Beogradit . Një 14-vjecar, që sipas autoriteteve kishte marrë armën e të atit, hyri në shkollën ku studionte të “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, duke vrarë 8 nxënës, 7 vajza dhe një djalë, dhe 1 roje te sigurisë. 6 fëmijë të tjerë dhe një mësues mbetën të plagosur në sulm, disa prej të cilëve në gjendje kritike.

Autori i masakrës, i identifikuar me incialet K.K u arrestua, pasi kishte njoftuar vetë policinë për vrasjen.

“Ai e tha vetë se e kishte planifikuar këtë krim. Kjo është një listë e fëmijëve që kishte planifikuar të ekzekutonte. Kishte bërë një plan se si të hynte dhe të dilte nga shkolla, i cili u gjet në tavolinën e tij. Dhe siç e tha vetë kishte përcaktuar shënjestrat kryesore. Duket pak si një listë e shkëputur nga videogamet apo një film horror”, u shpreh shefi i policisë së Beogradit, Veselin Milić.

Ngjarja e pazakontë për Serbinë, ka tronditur fëmijë e prindër, të cilët për orë me radhë pritën në ankth lajme për të dashurit e tyre. Sipas policisë 14-vjeçari, I cili thuhet se kishte përjetuar dhunë nga disa bashkëmoshatarët e tij, e kishte planifikuar sulmin prej 1 muaji dhe kishte përgatitur një listë me fëmijët e klasat që do shënjestronte, që dukej te kishte dalë nga një film horror. 

Autoritetet thanë se i riu, i cili kishte përgatitur edhe bomba molotovi, kishte nxjerrë menjëherë pistoletën në hyre të shkollës duke qëlluar rojen e sigurisë. Më pas kishte hyrë në një klasë historie, duke qëlluar fillimisht mësuesin pastaj nxënësit.

 “Ai ishte i qetë, dukej i mirë dhe kishte nota të mira. Nuk dija shumë gjëra për të pasi nuk hapej me të gjithë. Por nuk do ta kisha pritur kurrë diçka të tillë’, tha një dëshmitare.

Për ngjarjen u shpallën tri ditë zie në vend, nga data 5 deri në 7 maj.