Mijëra turistë të huaj kanë zgjedhur plazhet e Durrësit për të kaluar pushimet verore.

Hoteleritë në Durrës janë prenotuar në mbi 90 përqind të kapacitetit të tyre, duke kaluar çdo pritshmëri ende pa nisur fluksi i sezonit.

Turistë nga vendet e Evropës Veriore, vendet skandinave, Italia, Gjermania etj, janë ata që i kanë mbyllur prenotimet më herët dhe që qytetin bregdetar të Durrësit prej vitesh e kanë futur në agjendën e destinacioneve të tyre të preferuar.

Durrësi numëron mbi 170 hotele e resorte turistike me një kapacitet akomodues me mbi 10 mijë shtretër.