“Chat Lock” do të jetë i disponueshëm në ditët në vijim për përdoruesit e WhatsApp-it. Ky modalitet i ri i lejon përdoruesit që të kyçin bisedat që duan.

Chati që do të futet në kyç do të hiqet nga lista e përgjithshme dhe do të futet në një folder të veçantë ku mund të aksesohet vetëm me anë të të dhënave biometrike siç mund të jetë gjurma e gishtit apo skanimi i fytyrës, ose një fjalëkalim.

Për ta fshehur bisedën, mjafton ta mbani shtypur dhe nga menuja që do të shfaqet të zgjidhni “chat lock”.

Më pas, kur të doni të aksesoni mesazhet e mbrojtura do të duhet që të bëni identifikim biometrik ose të fusni fjalëkalimin.

Sa i përket njoftimeve, ato do të vinë, por emri i dërguesit do të mbetet i fshehur. Ndryshe nga arkivimi i bisedës, ky modalitet mund të përdoret për të fshehur biseda që doni t’i mbani private.