Arrest me burg caktoi Gjykata e Elbasanit, për katër të arrestuarit e mitur për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici.

Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç u arrestuan për vrasjen e 15 vjecarit Fatjon Bici i cili u godit me thikë në zemër dhe plagosën kushëririn e tij shtetasin M. L, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Këta të mitur akuzohen për  vrasje në bashkëpunim, dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.