Më shumë se 230 persona janë ndaluar pas një parade në Teksas që përfundoi në kaos.

“Fundjava Topless” mbahet çdo vit në plazhin Crystal dhe mijëra njerëz shkojnë aty me makinat e tyre dhe shijojnë diellin, alkoolin dhe muzikën.

Kjo ditë festive përfundoi me 200 persona të akuzuar për krime të ndryshme, kryesisht sjellje jo e përshtatshme në publik, ndërsa 40 të tjerë përfunduan në spital me plagë të lehta.

Një përmirësim krahasuar me vitet e tjera, pasi në 2019 dhe 2021 ka pasur edhe viktima.