Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar një ilaç të ri oral johormonal, nën emrin e markës Veozah, i krijuar për të trajtuar afshet e nxehta tek gratë në menopauzë.

Fezolinetant, i cili u zhvillua nga Astellas Pharma dhe do të shitet në Shtetet e Bashkuara është i pari që synon një neuron në tru që ndryshon sjelljen ndërsa nivelet e estrogjenit bien.

Me plakjen e popullsisë së botës, vlerësohet se 1.2 miliardë gra do të jenë në menopauzë ose postmenopauzë deri në vitin 2030.

Nga 1.2 miliardë, deri në 85 për qind ka të ngjarë të përjetojnë simptoma dobësuese, duke përfshirë afshe të nxehta dhe djersitje gjatë natës, por edhe pagjumësi kronike, depresion, rritje të rrezikut të mpiksjes së gjakut, goditje në tru dhe osteoporozë.

Menopauza, e përcaktuar si ndërprerja e menstruacioneve për të paktën 12 muaj të njëpasnjëshëm, e cila zakonisht ndodh midis moshës 45 dhe 55 vjeç është e nënstudiuar, pjesërisht për shkak të pabarazisë në financimin e kërkimeve për shëndetin e grave në krahasim me shëndetin e burrave.