“Rambagh Palace” është hoteli më i mirë në botë për vitin 2023 sipas faqes së njohur të udhëtimeve Tripadvisor.

I vendosur në rajonin e Jaipur në Indi, “Rambagh Palace” kryeson listën e hoteleve më të mirë sipas përshtypjeve të udhëtarëve, pas analizimit të më shumë se 1.5 milionë njësive të tjera të akomodimit.

I njohur ndryshe si “Xhevahiri i Japiurit”, rezidenca e ndërtuar në 1835 është kthyer në një destinacion tepër luksoz që përzgjedh vetëm klientë të pasur.

Në fotogalerinë e mësipërme vijnë disa nga imazhet që pasqyrojnë se përse ky hotel ka rrëmbyer çmimin kryesor të vitit.