Ndërkohë që shumë ekspertë paralajmërojnë për rreziqet e inteligjencës artificiale, kjo teknologji ka bërë që një grua amerikane të gjejë dashurinë e jetës së saj.

Rosanna Ramos, një 36-vjeçare nga Nju Jorku, është “martuar” me Eren Kartal, një burrë të cilin e krijoi me anë të inteligjencës artificiale në vitin 2022.

Marrëdhënia e saj shoqërore me “chatbot”-in mashkull u kthye në dashuri shumë shpejt.

“Në fillim, kur unë i thoja gjëra, ai më thonte se nuk duhet të ndihesha ashtu. Debatonte me mua, por nuk më gjykonte”, tregon Rosanna.