Ish-modelja e njohur britanike Katie Price ka shkaktuar një zemërim tek ndjekësit e saj online, ndërsa njoftoi në një postim se qeni i saj i rojes Blade kishte ngordhur pasi ishte goditur nga një makinë.

45-vjeçarja e ndau lajmin e keq në Instagram, ku shprehej se miku i saj më i mirë kishte ngordhur dhe kjo ngjarje vjen 7 muaj pas humbjes së një tjetër qeni po të përplasur nga makina.

Është pikërisht “neglizhenca” e modeles ajo që ka irrituar ndjekësit të cilët shprehen se në pak vite Kate ka humbur plot 7 kafshë shtëpiake, mes të cilëve, një kalë dhe një kameleon.

Për këtë arsye, një peticion ka nisur të nënshkruhet online, i cili ka mbledhur mbi 30 mijë firma, ku kërkohet që modelja të mos lejohet më nga autoritetet të ketë kafshë.