Fitorja 3-0 e Liverpool ndaj Leicester, fitore që riktheu të Kuqtë në krye të Premier League, u zhvillua pa tifozë, si të gjithë ndeshjet e tjera të javës në Premier League.

Por sot Anglia ka marrë vendimin për rikthimin e tifozëve në stadiume.

Nga data 2 dhjetor, do të lejohen deri në 4 mijë tifozë në aktivitetet sportive në ambient të hapur në zonat me rrezik të ulët, kur izolimi kombëtar të shfuqizohet në 2 dhjetor, raporton BBC.

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, pritet që të shpallë gjatë pasdites edhe për grumbullimet e njerëzve në zonat me rrezik të lartë, ku nuk do të lejohen fare tifozë, qoftë edhe për sportet në ambiente të hapura.

Megjithatë, media të tjera britanike shkruajnë se klubet e futbollit, për të cilat është edhe interesi më i madh, nuk janë kontaktuar ende nga qeveria lidhur me këto plane.