Një tjetër ndeshje që premton emocione dhe garanton spektakël në çerekfinale është ajo mes Francës së Kilian Mbappe dhe Portugalisë së Cristiano Ronaldos. Luzitanët edhe pse u kualifikuan mes shumë vështirësish në këtë fazë, vijojnë të mbeten pretendent për trofeun në fund por fillimisht duhet të kalojë finalistët e Kupës së Botës, Francën.

Mbrojtësi i krahut të Portugalisë, Nuno Mendesh tregoi se skuadra është shumë mire fizikisht dhe për këtë beson tek suksesi ndaj Francës. “Ndeshja e fundit me Slloveninë, ishte e vështirë për të gjithë ne, jo vetëm për Ronaldon. Jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe mendoj se kjo na bëri edhe më të fortë për të vazhduar dhe për të fituar ndeshjen. E dimë që këtë herë vështirësia është dhe me e madhe por, ne do të japim gjithçka Ata janë një ekip me lojtarë të mirë që luajnë për ekipet më të mira në Evropë. Jemi më të përqendruar për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe për të përmirësuar atë që nuk bëmë shumë mirë në ndeshjen e fundit. Për të ndalur Mbappe, mendoj se do të jetë e vështirë, por e njoh pak dhe e di si mund ta bëj”, tha ai.

Portugalia dhe Franca do të përballen këtë të premte në kuadër të çerekfinaleve në euro 2024.Takimi nis në orën 21:00.