Arkeologët kanë zbuluar prova të një civilizimi të humbur që dikur ka jetuar në Amerikën e Jugut të paktën 4000 vjet më parë. Ata zbuluan vizatime të lashta në një mal të Venezuelës, të cilat paraqisnin dizajne shumëngjyrëshe, motive gjethesh dhe figurash me shkop që mund të kenë qenë pjesë e një rituali misterioz. 

Studiuesi kryesor, José Miguel Pérez-Gómez, tha se studimet e mëparshme nuk kanë gjetur asnjë shenjë të aktivitetit njerëzor në këtë rajon, duke sugjeruar se arti është bërë nga një qytetërim i panjohur më parë. Disa nga vizatimet janë të vendosura në zona të paarritshme, në hapësira ​​shkëmbinjsh. 

Është përdorur më së shumti një pigment natyral i bërë nga argjila e bluar, kuarci dhe shkumësi që kishte një nuancë të lehtë portokalli. Sipas studimit, duhet të kryhen më shumë kërkime për të ditur kuptimin pas vizatimeve dhe se çfarë përfaqësojnë ato. 

Krahasimet e deritanishme tregojnë ngjashmëri me pikturat shkëmbore pranë kufirit me Brazilin, megjithatë, arti shkëmbor i sapogjetur e mund të jetë edhe më i vjetër.