Kievi ka lëshuar një ofensivë me dronë ndaj disa qyteteve kufitare ruse, pas masakrës në spitalin e fëmijëve në Ukrainë, ku u vranë më shumë se 30 persona.

Sipas raportimeve paraprake, si pasojë e sulmit në Belgorod, 4 civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sulme të ngjashme, por pa fatalitete ka pasur dhe në qytetet e Voronezh dhe Rostov dhe kjo konsiderohet si një hakmarrje e Ukrainës për raketat e lëshuara mbi spital.

Për këtë të ngjarje reagoi dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e cilësoi sulmin në pediatrinë e Kievit si një akt barbar.