Një ndër teoritë konspirative për lindjen e koronavirusit është rrjeti 5G. Për këtë ka folur në një lidhje direkte nga Vjena inxhinieri i telekomunikacionit, Besmir Semanaj.

Ai i ka konsideruar lajme ‘fake’, pasi sipas inxhinierit faktet thonë të kundërtën, duke marrë si shembull Iranin dhe Korenë e Jugut.

Të gjithë ata persona që nuk besojnë në koronavirus, ku fatkeqësisht kemi edhe miq të afërt të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi. Kam miq që po luftojnë me jetën në spitale, vazhdojnë akoma të mos besojnë.

Kur nisi teoria konspirative për 5G ishte: Covidi u shkaktua nga 5G, sepse Covidi nisi në Wuhan, ndërkohë implimentimi i 5G u bë në Wuhan. Gënjeshtër, fake news, nuk e di me ça fytyre këto persona dalin përsëri në tv në media të ndryshme. 5G për herë të parë është implimentuar në Korenë e Jugut, përse Covidi nuk filloi në Korenë e Jugut, po filloi në Wuhan. Vendet që kanë implimentim të 5G kanë shifra më të mira dhe numër më të vogël të infektuarish, nqf se mund të marrim Iranin ka numra të frikshëm për sa i përket rasteve, ndërsa Korea e Jugut që ka qasje 5G, ka numra perfekte dhe vdekshmëria është shumë e ulët”, tha Semanaj.