Nga Erblina Mile

Të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milion lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim gjatë 2021. Ky vendim nis të aplikohet  që prej 1 janarit të vitit 2021 dhe do të zbatohet deri në vitin 2029.  Aktualisht bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%.

Një tjetër ndryshim është edhe  rritja e pragut të  TVSH-së  nga 2 milion në 10 milion. Por për eksperët një masë e tillë nuk është e duhura pasi do të ndikojë në të ardhurat  në buxhet.

https://youtube.com/watch?v=LAV8RZnWUT4%3Ffeature%3Doembed

“Këto janë ndryshime që e ndihmojnë administratën që të jetë më efiçente. Por nga ana tjetër rreziqet për mosrealizimin e të ardhurave do të jenë shumë të shtuara. Relaksinimi i andimistrimit tatimor, bashkë me përjashtime të mëdha fiskale, të gjitha këto rrisin pasigurinë”, shprehet Selami Xhepa.

Një tjetër ndryshim fiskal është rritja e pagës minimale e cila nga 26 mijë lekë bëhet 30 mijë lekë.Por sipas Azmi AStringës ky është një veprim që synon vetëm të mbledhë më shumë të ardhura në buxhet dhe I rëndon të vetëpunësuarëve

“Këta të vetëpunësuar që kanë qenë në vështirësi financiare, po u rritet barra nga rritja e pagës mininale”, thotë ai.

Po ashtu viti 2021 nis me një risi edhe për mënyrën e faturimit të bizneseve në vend. Transaksionet e para që do të realizohen në mënyrë elektronike do të jenë  faturat që do të lëshohen për Entet Shtetërore nga bizneset.