Ndërsa disa zyra të Kongresit në SHBA, janë izoluar, presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje protestueseve që të ruajnë qetësinë. Në një postim në Twitter, Trump shkruan se policia e Kapitolit, dhe Përforcimi i Ligjit janë në anën e vendit.

Thirrja e Trump vjen në një kohë kur mbështetësit e tij kanë arritur që të çajnë kordonin e sigurisë dhe të futen në ambientet e kongresit.

Ndërkohë, raportohet se kati në të cilin ndodhet Kongresi është duke u evakuuar. Protestuesit janë dëgjuar teksa u binin dyerve.