Një 24-vjeçar i dëbuar disa herë nga Britania e Madhe u kap duke tregtuar kokainë të klasit të parë.

Shqiptari Xhenson Duka u ndoq nga policia teksa ishte në makinë e tij duke lëvizur në rrugën Milton.

Kur-24-vjeçari u kap, me vete iu zbuluan mbi 10 mijë paund drogë dhe 600 paund. Në fillim shqiptari kishte gënjyer për vendin ku ka jetuar, ndërsa më vonë ka pranuar se ka jetuar në Londër.

Ai u burgos për 40 muaj dhe gjyqtari urdhëroi konfiskimin e parave.

Xhenson Duka 

Sakaq avokati i tij, Raginda Gill, tha se Duka nuk ishte në gjendje të punonte për shkak të statusit të tij të emigracionit dhe ishte “një djalë i ri që kishte më shumë të ngjarë të pastrohej dhe të shfrytëzohej nga bandat e drogës”.