CANNES, FRANCE - NOVEMBER 09: Singer Sam Smith attends the 21st NRJ Music Awards At Palais des Festivals on November 09, 2019 in Cannes, France. (Photo by Marc Piasecki/WireImage)

Këngëtari i famshëm Sam Smith ka zbuluar dëshirën e tij për të bërë fëmijë deri në moshën 35- vjeçare.

Këngëtari i “I Feel Love”, aktualisht 28 vjeçar, tha se bashkë me partnerin duan të krijojnë një familje së shpejti dhe të shohin fëmijët e tyre të rriten.

 “Unë dua fëmijë. I dua të gjitha. Unë dua të kem fëmijë. Unë dua të jem me fëmijët dhe dua t’i shikoj ata duke u rritur dhe të jem me ta çdo ditë. Unë dua të jem një mami”, tha ai.

Këngëtari i hitit “To Die For” gjithashtu tha se do të donte një partner së pari, duke shtuar se është e vështirë të takosh njerëz në Londër.

“Unë shpresoj të gjej një të dashur,  por ata nuk janë askund në asnjë vend në Londër”, tha Smith.

Duhet të kujtojmë se ai e ka shprehur hapur se është homoseksual de se tërhiqet vetëm nga meshkujt.