Julian Deda, aktori i njohur i humorit, ka përzgjedhur sot disa foto interesante.

Lidhur me fotot ai kërkon arrestimin e dy ministrave, Arben Ahmetajt dhe Pandeli Majkos, si dhe të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Julian Deda teksa ka publikuar fotot, thotë se ata kanë qeshur prapr krahëve të shefit pa lejen e tij dhe me ironi.

“Të arrestohen urgjent Erion Fiku, Ben Tigri dhe Pand Gropa, kanë qeshur prapa krahëve të shefit…!, – u shpreh Julian Deda, kuptohet me nota humori.

Kujtojmë se Julian Deda është edhe përfaqësues zyrtar i Partisë Demokratike.

Ai është përzgjedhur si kandidat për deputet i kësaj force politike.