Presidenti Donald Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë rreth orës 15:13 me orën lokale, raportojnë mediat amerikane.

Mëngjesin e së shtunës, Trump ka qenë duke luajtur golf në Virginia.

Me të arritur, Trump ua bëri me dorë gazetarëve ndërsa po kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti ishte në fushën e golfit kur CNN dhe rrjete të tjera raportuan se gara presidenciale u fitua nga ish-Zëvendës Presidenti Joe Biden.