Humb jetën nga Covid-19 Dafina Brokaj, ish-pedagoge në Universitetin e Vlorës.

Ajo ishte shtruar prej disa ditësh në një prej spitaleve COVID në Tiranë por nuk ka mundur ta fitojë betejën me koronavirusin.

Brokaj ka qenë pedagoge, ish-drejtoreshë e qytezës Studenti në Vlorë. Së fundmi ajo kishte punuar edhe në disa shkolla jo publike.