Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu, dy ish-deputetët e LSI kanë marrë pjesë sot në protestë. Kërpaçi tha se nuk ka dalë në protestë për politikë, por si një qytetare që i është bashkuar bashkëmoshatarëve të saj që sipas Kërpaçit, protestojnë për një kauzë.

“Unë jam moshatare me të. Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re, në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti”, u shpreh Kërpaçi.