Policia e Tiranës shpalli zyrtarisht në kërkim dy vajzat të mitura, rreth moshës 16-vjeçe, të cilat janë larguar nga banesat më 1 janar dhe nuk janë kthyer më që prej asaj dite.

Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek një shoqja e tyre, për të uruar për Vitin e Ri.

Prindërit i kanë marrë në telefon pak orë më vonë, por të dyja i kanë pasur të fikur telefonat të fikur.

Mësohet se njëra prej tyre ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pasi është larguar nga banesa. Prindërit kanë denoncuar në polici humbjen e tyre, ndërsa policia ka kontrolluar sistemin TIMS.

Deri tani nuk rezulton që ato të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.

Për dy vajzat tashmë të shpallura në kërkim, nuk ka ende asnjë informacion.

“Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.