Një shqiptar në Britaninë e Madhe mbeti pa fjalë kur po tërhiqte grepin e peshkimit.

Ai kishte dalë për të peshkuar në Brooklyn, por në fakt u tmerrua më vonë, pasi në grep kishte ngecur një trup njeriu, i dekompozuar.

Edmond Stringa i cili jeton prej vitesh në Queens, tregoi për “The Post” se shkoi për të peshkuar, por grepi i ngeci në diçka të rëndë, dhe u detyrua të kthehej të nesërmen me një fill më të fortë dhe çengel më të madh.

“Ishte vërtet e rëndë. Kur e nxora pak, pashë këpucë, pantallona”, tha Stringa. “Mendova se ishte diçka e dyshimtë. E dija që nuk ishte një peshk”, përfundoi ai.

Autoritetet po merren me rastin duke e hetuar.