Pogradeci ka çelur sezonin turistik 2022 me sloganin “Pusho në flladin pogradecar”. Në një ditë plot aktivitete bashkia e këtij qyteti ka prezantuar vetëm një pjesë të asaj se çfarë do të ofrojë këtë vit ky qytet.

Duke nisur me dhjetëra shfaqje artistiko-kulturore, kulinari vendase, sporte në ujë dhe rërë, piktura e poezi, monumente natyre dhe mbi të gjitha çmime të përballueshme për këdo.

Beachvolley, handball, deri tek futbolli në rërë ka sjellë edhe pjesëmarrës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Këto kompeticione sportive do të ndërkombëtarizohen në këtë sezon.

Një sezon të qetë, të sigurt dhe me fokus për të tërhequr më shumë të rinj është shprehur kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli.

Është menduar që ky sezon në Pogradec të mos jetë vetëm liqen, sport dhe koncerte,  por fokus të veçantë do të kenë guidat natyrore për të zbuluar kështu historinë e rrethit të Pogradecit që nga koha e Ilirisë e deri më sot.