Është zbuluar në Verona të Italisë rasti i parë në Evropë i etheve Oropouche te një pacient me një histori të fundit të udhëtimit në rajonin tropikal të Karaibeve. Rasti është raportuar tek autoritetet shëndetësore dhe autoritetet lokale shëndetësore të Rajonit, si dhe tek shërbimet ndërkombëtare të informacionit dhe monitorimit, ndërsa virusi u izolua në laboratorin BSL3 të Departamentit.

Po çfarë janë ethet Oropouche?  Ato shkaktohen nga virusi me të njëjtin emër, i zbuluar në vitin 1955 në gjakun e një punonjësi pyjor nga Trinidad dhe Tobago. Është një virus i përhapur normalisht në rajonin e Amazonës, por ajo që është më e rëndësishme është ky virus transmetohet te njerëzit nga pickimi i insekteve, në veçanti mizat dhe mushkonjat, shpjegon Federico Giovanni Gobbi , drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Tropikale dhe Mikrobiologjisë të IRCCS Sacro Cuore Don Calabria në Verona.

Ethet Oropouche janë një nga arbovirozat. Një grup sëmundjesh virale të transmetuara nga pickimi i mushkonjave dhe rriqrave dhe të tjera të përhapura në Amerikën Jugore, me mbi 500 mijë raste të diagnostikuara nga viti 1955 e deri më sot.

Simptomat e etheve Oropouche zakonisht shfaqen 3-8 ditë pas pickimit të insektit vektor dhe janë kryesisht të ngjashme me ato të etheve të tjera virale tropikale si denga, Zika ose chikungunya: temperaturë e lartë (mbi 39°C) e shoqëruar me dhimbje koke, dhimbje retrorbitale, dhimbje trupi  e përgjithshme, mialgji, këputje, nauze dhe të vjella, thotë  mjekët.

Janë regjistruar raste sporadike të përfshirjes së sistemit nervor qendror si meningjiti dhe encefaliti, afërsisht në 60% të rasteve, pas fazës së parë akute, simptomat përsëriten, në një formë më pak të rëndë: zakonisht brenda dy deri në dhjetë ditë, por edhe pas një muaji.

“Arboviruset si ethet Oropouche, ose si dengoja, Zika, chikungunya përbëjnë një nga urgjencat e shëndetit publik me të cilin duhet të mësohemi të jetojmë. Ndryshimet klimatike dhe rritja e lëvizjes së popullatave njerëzore rrezikojnë të bëjnë endemike në kufijtë tanë, viruset që dikur kufizoheshin në brezin tropikal. Është thelbësore që të jemi gjithmonë të përgatitur për t’iu përgjigjur urgjencës së patogjenëve që zakonisht nuk janë të përhapur në brezin mesdhetar dhe në këtë drejtim, të kesh arritur të izolosh virusin. Diagnostikimi në kohë dhe mbikëqyrja e vazhdueshme, të kombinuara me ndërhyrjet e shëndetit publik si dezinfektimet, mbeten mjeti kryesor për të frenuar këto rreziqe”, theksojnë ekspertët.