Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh foto me ndjekësit.

Së fundmi, ajo ka bërë të njëjtën gjë në Instagram, por feedback-u nga video, këtë herë nuk ka qenë shumë pozitiv.

Një nga komentuesit i ka shkruar këngëtares: Je si lopë hollandeze.

Pas këtij komenti duket se Bebe e ka parë të arsyeshëm një reagim, pasi menjëherë i ktheu përgjigje komentuesit:

“Siç e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare për prejardhjen time, por për diçka nuk jam aspak krenare. Video që kam postuar ka shumë komente shqiptare që shkruajnë se jam si lopë, që e kam trupin katastrofë, të shpifur. Ne shqiptarët në vend ta ngremë njëri-tjetrin, vazhdimisht e ulim poshtë. Pyes veten edhe sa vajza të tjera të sukseshme shqiptare do jenë për sa kohë vazhdojmë t’i ulim ato”, shprehet ajo.