Në tre muajt e parë të vitit, Shqipërinë e kanë vizituar pak më shumë se 1.5 milionë turistë.  Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në raport me periudhën janar-mars të një viti më parë, hyrjet e të huajve në vend janë zgjeruar me mbi 43 për qind.

Shqipëria është sot në fazën më delikate të zhvillimit të  aj në drejtim të zhvillimi të industrisë së turizmit. Tani kemi dy rrugë: ose do e çojmë para turizmi si industri që sjell zhvillim ekonomik dhe krijon më shumë mundësi për punësim ose do ta humbasim këtë beteje nëse nuk arrijmë dot t’i përgjigjemi me një shërbim cilësor”, tha ekspertja e turizmit, Blerina Ago.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se rreth 93për qind e atyre që vizituan vendin deri në mars, mbi 1.4 milionë turistë ishin nga vendet europiane, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Azia dhe Afrika.

“Nga njëra anë duket sikur kemi krijuar një lloj varësie të madhe nga Europa e nga tjetra është lajm i mirë që po nga ky kontinent kemi rritje të vizitueshmërisë. Mendoj se duhet të diversifikojmë gjithsesi hartën nga prej nga ku na vijnë turistë të huaj.”

Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e mbi 1.5 milionë të huajve që hynë në vend në tre muajt e parë të vitit ishin për pushime e vizita te të afërmit. Mbi 65 mijë ishin udhëtarë kalimthi, ndërsa pjesa tjetër deklaruan se po e vizitonin Shqipërinë për biznes, qëllime shëndetësore dhe fetare.