Arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, është arritje. Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai tha se ka ikur koha kur urdhrat e prokurorisë nuk zbatoheshin, duke sjellë në vëmendje urdhrat për kreun e gardës apo drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve.

“Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike penale janë personale. Për mua është arritje  që arrestohet një sekretar i përgjithshëm se koha kur urdhrat e prokurorisë nuk zbatoheshin për vrasje. Lëshon prokuroria urdhër për komandantin e gardës nuk zbatohej. Urdhri ndaj drejtorit të përgjithshëm i Tatimeve për zhdukjen e një shqiptari të Kosovës që kishte regjistruar takimet e Saliut, nuk zbatohej dhe qëndronte drejtor tatimesh se ishte në arrest shtëpie. Shumë mirë që arrestohet”.

Ai iu është përgjigjur edhe akuzave të Sali Berishës dhe tha se çdo akuzë duhet të çohet në gjykate dhe jo në foltoren e Kuvendit.

“Nëse unë kam një akuzë ndaj një zyrtari do ta çoja atje. Do të jem prapë këtë javë dhe pres Sali Berishën ka ngritur një akuzë kundër meje. Kam shkuar atje kam bërë kallëzim dhe pres nga gjykata që të më japë o mua ose atij të drejtë dhe duke qenë se e çon në SPAK është detyra e tyre ta hetojnë. Zotëria nuk vjen, por vjen bën pis foltoren. E pres këtë javë të vijë aty nëse i ka mbetur pak burrëri dhe të përballet”.

Balla njoftoi gjithashtu se në konferencën e parë të kryetarëve do të diskutohet ndërhyrjet e huaja, kryesisht nga Rusia në funksionimin e institucioneve demokratike në vend

“Në konferencën e parë të kryetarëve ta diskutojmë që edhe Kuvendi i Shqipërisë të ngrejë komision të posaçëm për të verifikuar të gjitha ndërhyrjet e huaja. PD ka qenë një nga subjektet politike që rezulton financim i huaj me burime të dyshuara nga Rusia. Ka pasur një hetim të dështuar nga prokuroria, ka edhe prova të bëra publike dhe së fundi për drejtues të një partie tjetër. Shqipëria nuk është imune”.