Policia italiane ka organizuar një tjetër operacion antidrogë në fund të të cilit ka vënë në pranga 13 persona, mes të cilëve dhe shtetas shqiptarë.

Aksioni i policisë ishte fokusuar në Verona, atje ku grupi kriminale ishte fokusuar dhe shpërndante sasi të mëdha kokainë dhe marijuanë.

Sipas mediave italiane, në sekuestro është vendosur dhe një lokal mjaft i frekuentuar, ku mendohet se grumbullohej droga për t’u shpërndarë në zona të ndryshme më pas.

Aktiviteti kriminal dyshohet se është zhvilluar që nga viti 2022. Sakaq, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka ende anëtarë që i përkasin këtij grupi trafikantësh.