Moska paralajmëron për rrezikun e një përplasje direkte katastrofike mes fuqive bërthamore. Gjatë konferencën për çarmatosjen nukleare në gjeneve, zv.ministri i jashtëm rus Serghei Ryabkov tha se Shtetet e bashkuara dhe NATO po e ushqejnë edhe më shumë konfliktin në Ukrainë dhe rreth këtij vendi.

“Përfshirja në rritje e SHBA dhe NATO në konflikt shton rrezikun për një përplasje ushtarak mes fuqive bërthamore me pasoja katastrofike”, deklaroi Zv.Ministri i Jashtëm i Rusisë.

Deklarata vjen teksa Rusia ka intensifikuar fushatën e agresionit rreth Ukrainës, me Kievin që raporton sprapsjen e më shumëse 170 sulmeve në lindje dhe verilindje gjatë 24 orëve të fundit. Një raketë ruse goditi një pallat 5 katësh në qytetin jugor të Zaporizhias në orët e paratë së enjtes, duke vrarë të paktën 3 persona e duke plagosur 6 të tjerë.

Sipas ekipeve të shpëtimit pallati është shembur thuajse plotësisht dhe nën rrënoja ka ende persona të bllokuar.

“Njerëzit ulërinin nga rrënojat. Ishte e vështirë t’i dëgjoje. Jemi të gjithë të tronditur”, thotë një banor.

Shumica e sulmeve ruse kishin në shënjestër qytetin kyç të Bakhmutit, për të cilin luftohet prej 6 muajsh tashmë, por edhe zona të tjera si Limani, Avdijvka dhe Shakhtarsku ishin gjithashtu në shënjestër.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky e cilësoi sulmin rus në Zaporizhia si një akt terrori.

“Ky shtet terrorist do të transformojë çdo ditë në një ditë terrori për popullin ukrainas. Por e keqja nuk do të mbizotërojë në tokën tonë. Do të dëbojmë të gjithë pushtuesit dhe ata do të japin llogari për gjithçka. Sakaq Moska bëri të ditur se një grup sabotatorësh ukrainas kishin hyrë në rajonin rus të Bryansk duke marrë peng dy të rritur e dy fëmijë në fshatin e Sushany-t. Shërbimet sekrete të Rusisë, FSB,tha se kanë nisur punën për të shkatërruar nacionalistët e armatosur ukrainas që shkelën kufijtë e shtetit.