Supersfida e Champions ndërmjet Realit të Madridit dhe Manchester City do të luhet në stadiumin e rikonstruktuar “Santiago Bernabeu”. Impianti legjendar vjen me një pamje tërësisht të re dhe moderne. Guida në stadiumin e Los Blancos zbulon detajet e stadiumit, që përfshin edhe një çati e cila mbulon fushën.

Pas dritës jeshile të dhënë nga UEFA, struktura do të aktivizohet plotësisht. Zgjedhja nuk është bërë për shkak të kushteve atmosferike, por mbyllja e çatisë do ta bëjë edhe më të nxehtë atmosferën në tribuna.

Në fund të sezonit, impianti do të inaugurohet edhe zyrtarisht, me shpresën se ekipi dhe tifozët do të festojnë titullin kampion në La Liga, e pse jo edhe trofeun e Champions.