Cristiano Ronaldo nuk humb asnjë mundësi për ta deklaruar të gjithë dashurinë e tij për Georgina Rodriguez, parteren e tij. Fotoja e botuar nga kampioni i Juventusit (“dashuria ime”, në një jaht në Mallorca) menjëherë mori shumë pëlqime. Komentet kanë vërshuar prej tifozëve nga e gjithë bota, të etur për të parë portugezin në fushë për sezonin e ri, së shpejti. Trajneri Allegri nuk do ta gjejë atë kampin stërvitor bardhezi të mërkurën, duke qenë se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është ende me pushime

Ai luajti me Portugalinë në “Euro 2020” dhe meriton disa ditë më shumë se të tjerët relaks me familjen. Duket se “Këpuca e Artë” e Europianit nuk i ka zgjidhur ende pikëpyetjet mbi të ardhmen e tij. Ai duhet të kthehet në Torino pas një jave, jo para takimit vendimtar midis agjentit Jorge Mendes dhe klubit të Juventusit. Aty do të vendoset edhe fati i CR7. Në rast lamtumire, zëvendësuesi do të “gjurmohet” menjëherë…