Kanë mbetur vetëm tre skuadra që do të plotësojnë kuadrin e pjesëmarrësve në finalet e Euro 2024. Këto ekipe do të dalin nga faza playoff, ku 12 skuadra kanë fituar të drejtën të konkurrojnë deri në fund, pas ecurisë së tyre në edicionin e fundit nga Nations League.

Prej kësaj të enjteje, datë 21 mars, do të luhen ndeshjet gjysmëfinale, të cilat do të përcaktojnë edhe skuadrat që do të luajnë në finalet e 26 marsit.

Në total luhet në tri nivele, Ligat A, B dhe C, ku fituesit e secilës finale do të garantojnë edhe pjesëmarrjen në evenimentin në Gjermani.

Ndeshjet janë me eliminim direkt: në rast se 90 minutat e kohës së rregullt përfundojnë në barazim, parashikohen shtesat dhe penalltitë për të përcaktuar fituesit.