Marissa Teijo, 71 vjeç, bëri histori duke kaluar nëpër skenën e konkursit të Miss Texas SHBA. Parakalimi i saj u shoqërua nga duartrokitje të forta dhe brohoritje. Ajo është garuesja më e vjetër që ka konkurruar ndonjëherë në këtë konkurs.

Mosha e Teijos nuk është e vetmja arsye pse pjesëmarrja e saj theu barrierat në botën e konkursit. Ajo është gjithashtu e martuar, nënë dhe e divorcuar më parë, të gjitha këto kritere që deri para një viti do të ishin të mjaftueshme për skualifikim. Mirëpo, fatmirësisht, për Teijo rregullat ndryshuan vitin e kaluar. 

E lindur në vitin 1952, Teijo u rrit në një fermë pambuku dhe misri, në një qytet të vogël në Teksasin Veriperëndimor. Ajo tha se në fermë rrënjosi dashurinë për të qenë aktive. Si e rritur, Teijo tha se vraponte, ushtronte në palestër dhe madje filloi të garonte në kompeticionet e bodybuilding kur ishte 40 vjeç.

Pas përfundimit të konkursit, gra të të gjitha moshave e prisnin në hollin e hotelit Hilton Houston Post Oak, duke e mbushur me lëvdata dhe vlerësime. Ajo tha se komentet pozitive kanë vërshuar gjithashtu në faqet e saj në Instagram dhe Facebook.