Partia Aleanca Maqedonase për Integrimin Evropian ka reaguar pas publikimeve të rezultateve të Censit në vendin tonë. Kjo Parti i cilëson shifrat e minoritetit maqedonas si të manipuluara dhe të falsifikuara.

Aleanca Maqedonase akuzon autoritetet bullgare për presion ndaj këtij minoriteti dhe institucioneve shqiptare që, sipas tyre, lejuan ushtrimin e këtij presioni.

Përfaqësuesi i minoritetit maqedonas i ka kërkuar SPAK nisjen e hetimeve.