Vijon situata problematike si pasoje e reshjeve të dendura në Qarkun e Gjirokastrës.

Lumi Drino në pjesë të ndryshme të tij ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka të mbjella.

Aktualisht një pjesë e madhe e fshatrave të qarkut sidomos në zonën e Tepelenës, Memaliajt e Përmetit janë pa energji elektrike.

Në Gjirokastër liqeni i Viroit ka arritur sipërfaqen e rrugës. por pa shkaktuar bllokim te saj.