“Do ishte vetëvrasje nëse ngulim këmbë me këtë lidership dhe me  këtë mënyrë të drejtuarit të opozitës” kështu është shprehur Agron Shehaj, deputeti njëherësh edhe kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, teksa ishte në Vlorë.

Takimin e parë Shehaj e ka zhvilluar në bashkinë  Selenicë me elektoratin e tij, ku pjesëmarrja ka qenë e lartë në numër. Ndërkohë që takimi i dytë është mbajtur në ambientet e teatrit Petro Marko ku pjesëmarrja  ka qenë gjithashtu e shumtë, edhe pse ra ne sy mungesa e deputetëve të zgjedhur në qarkun e Vlorës si dhe kryetarit të PD, Genc Deromema. Kjo gjë u diskutua edhe në sallë.

Shehaj me ironi tha se duhet që ata të pyeten se pse munguan.  Shehaj më tej u shpreh se Basha duhet të jepte dorëheqjen si në një vend evropian pas një humbje duhet të vijë një dorëheqje.

“Nëse duam të fitojmë zgjedhjet duhet të ndryshojmë lidershipin e PD. Do ishte një vetëvrasje nëse ngulim këmbë me këtë lidership dhe këtë mënyrë të drejtorit të opizitës. Kjo është arsyeja pse unë kam shpallur kandidaturën .” tha Shehaj.

Më tej ai u shpreh se ka ardhur koha që të  ndryshohet kryetari nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën.