Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ e qytetit të Rrogozhinës.

Nga rezultatet paraprake, PS ka marrë 5537 vota, ndjekur nga PD me 3949 vota, LSI me 618 vota e në fund PSD me 459 vota.

Në fund të procesit të numërimit, komisionerët kanë festuar bashkë duke duartrokitur dhe shtrënguar duart.