Borussia Dortmund fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Paris Saint-Germain.

Në “Signal Iduna Park” vendasve u mjaftoi një gol i sulmuesit Fullkrug, në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan me ngulm golin e barazimit teksa Mbappe dhe Hakimi u ndalën nga shtylla.

Në këtë mënyrë, llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura për ndeshjen e kthimit në Francë.