Publikohen çmimet e biletave të Champions League. UEFA ka shpallur sot çmimet e biletave dhe ndarjen e tyre për finalen e Champions League që do të zhvillohet në Paris më 28 maj ora 21:00. Liverpool, Manchester City, Villareal dhe Real Madrid janë skuadrat gjysmëfinaliste që do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund turneut. Tashmë është konfirmuar se gjithsej 52 mijë bileta do të vihen në dispozicion të tifozëve ( kapaciteti i stadiumit 75 mijë vende).

23 mijë biletat e mbetura do t’u jepen federatave kombëtare, partnerëve, transmetuesve dhe programit zyrtar të mikpritjes së UEFA-s. Nga 52 mijë bileta për tifozët, 40 mijë do të ndahen në mënyrë të barabartë midis dy klubeve në finale. 12 biletat e mbetura do t’u ofrohen tifozëve neutral në mbarë botën. Një ndarje e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët, të cilët donin më shumë bileta në dispozicion për këtë finale.

Kategoritë e çmimeve për biletat për publikun e gjerë janë si më poshtë:

Kategoria 4: 70 euro

Kategoria 3: 180 euro

Kategoria 2: 490 euro

Kategoria 1: 690 euro