Nëse bluzat e bardha janë kategoria e cila ka emigruar më së shumti drejt Gjermanisë, largimet kanë prekur dhe avokatët.

Vonesat e zvarritjet e proceseve gjyqësore nga mungesa e gjyqtarëve, por edhe problemet e tjera janë çështje që shqetësojnë këtë hallkë të sistemit të drejtësisë.

Avokatët penalistë zgjodhën 5 togat e arta për vitin 2022, juristët e spikatur të këtij viti.

Ndër 5 avokatët që fituan togën e artë 2022 ishte dhe profesor Ismet Elezi, sot 102 vjeç i cili njihet si një ndër themeluesit e kriminologjisë shqiptare.