Të paktën 7 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron në rajonin rus të Belgorod, në kufij me Ukrainën.

Lajmi është raportuar nga BBC, që citon guvernatorin e rajonit Vyacheslav Gladkov, i cili ka thënë se sulmi është kryer nga forcat ukrainase pranë fshatit Berezyovka. Sipas tij, droni goditi minibusët që transportonin punëtorët në një fabrikë mishi. Ai shtoi se në rajonin e Belgorod janë kryer edhe disa sulme të tjera me dron nga Ukraina.

Që prej 24 shkurtit të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, forcat e drejtuara nga Kievi kanë kryer sulme të herëpashershme në rajonin e Belgorodit. Sulmi më vdekjeprurës në Rusi ka ndodhur në muajin dhjetor, kur dronë dhe raketa vranë 25 persona dhe plagosën 100 të tjerë.