Lufta verbale midis Pekinit dhe Uashingtonit rreth origjinës së koronanavirusit po përshkallëzohet gjithnjë e më shumë. Uashingtoni ka kërkuar  transparencë të plotë, duke i dhënë CIA-s 90 ditë për të zbuluar misterin nëse virusi është ” prodhuar në Kinë”. Qeveria kineze nga ana tjetër ka mohuar të gjitha akuzat.

Qeveria e Pekinit po flet për teori konspirative në lidhje me mundësinë që koronavirusi të ketë dalë nga një laborator në përgjigje të akuzave të Uashingtonit. Zhao Litzian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se SHBA ka më shumë se 200 laboratorë biologjikë në të gjithë botën. Sa sekrete fshehin ato?

Zëdhënësi kinez iu referua Fort Detrick, i cili është 70 kilometra nga Uashingtoni në qytetin Maryland, një laborator kryesor në Shtetet e Bashkuara për kërkime të të gjitha llojeve të viruseve duke kërkuar që baza kërkimore e SHBA-së të jetë e hapur për inspektorët ndërkombëtarë, raporton abcnews.al

Një vit e gjysmë pas shpërthimit të pandemisë dhe faktit që origjina e Covid-19 është ende e panjohur, presidenti amerikan i dha një afat 90-ditor Shërbimeve të Inteligjencës Amerikane në mënyrë që të zbulonin origjinën e Covid.

Sipas një raporti të Wall Street Journal, 3 punonjës shëndetësorë kishin zhvilluar simptoma të Covid në nëntor të 2019 para se Kina të raportonte rastet e para zyrtare. Sidoqoftë, epidemiologu kryesor i Shteteve të Bashkuara, Anthony Fauci, tha se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar origjinën e Covid.

Anthony Fauci ka pranuar që Shtetet e Bashkuara financuan eksperimente në Institutin e Virologjisë wuhan pas Sindromës së Rëndë të Frymëmarrjes  (SARS) – për të përcaktuar nëse koronaviruset transmetohen nga lakuriqët e natës tek njerëzit.

Epidemiologu kryesor amerikan tha gjithashtu se Uashingtoni kishte financuar shkencëtarët në Institutin Wuhan me një shumë prej 600 mijë dollarësh për një periudhë prej pesë vitesh në mënyrë që të hetonte transmetimin e virusit nga njerëzit te  kafshët.