Seanca e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është shtyrë sërish. Mësohet se avokati i tij, Maksim Haxhia, ishte në një gjyq tjetër në Gjykatën e Apelit Durrës.

Kujtojmë se Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për “Shpërdorim detyre”, duke u shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Tahiri i dërgoi pak muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.