Një delegacion shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë të hënën në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel.

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, do të jetë në fokus të takimit mes krerëve të unionit dhe përfaqësuesve të Shqipërisë.

Në këtë vizitë shefi i qeverisë shqiptare do të takohet me presidenten e Këshilit Europian Ursula von der Leyen, euro-komisionerin për zgjerim, Oliver Varherly, si dhe presidentin e radhës të BE-së, që mbahet nga Portugalia, Antonio Costa.

Mësohet se çelja e negociatave do të jetë në qendër të diskutimit. Rreth orës 14: 00 do të ketë edhe një konferencë për shtyp për konkluzionet e kësaj tryezë, ku pritet të dalë në pah se sa i ka kryer detyrat Shqipëria.

Më herët Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare pa mbarur zgjedhjet në Holandë, një nga vendet më skeptike sa i përket integrimit europian të Shqipërisë.

Por kjo vizitë në Bruksel, vjen në një moment, kur kryeministri shqiptar është treguar mjaft kritik me sjelljen e BE ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid.