Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash, në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00”, tha ai për Telegrafin.

Nuk bëhet i ditur shaku dhe as identiteti i të plagosurve dhe i policit që plagosi dy qytetarët.

Rasti është duke u hetuar nga aurotetet policore.